top of page

Noizy shkel me këmbë tufat me paund, sfidon gjithë reperët rivalë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 17, 2018
  • 1 min read

Shumica prej jush janë rritur me këngët e tij, duke e bërë Noizyn një nga reperët më të sukseshëm shqiptar.

Sikur mos të mjaftonte fama që zotëron, Noizy na ngacmon herë pas here me postime dhe komente mjaft pikante në rrjetet sociale.

Së fundmi ai ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar, ku shfaqet duke shkelur me këmbë një çantë të Victoria’s Secret, e cila është e mbushur plot e përplot me tufa paundesh.

Ndërkohë poshtë postimit, reperi shkruan se:

Kta m’folin për kong! Ne e mbajmë atë sekret!”

Me sa duket, në këtë mënyrë Noizy duket se ka sfiduar të gjithë reperët e tjerë, që mendojnë se mund të konkurrojnë me të, të cilëve madje nuk ngurron t'ju nxjerrë edhe gishtin e mesit.

Po pse mund të mbajë ai kaq shumë para kesh me vete në makinë, është pyetja që i vjen në mendje të gjithëve?


 
 
 

Comments


bottom of page