top of page

I dërgoi gabimisht të dashurit mesazhin që kishte për shoqen, vajza ndërmerr vendimin tragjik

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 17, 2018
  • 1 min read

Disa njerëz i ekzagjerojnë problemet e jetës së përditshme më shumë se të tjerët. Ndonjëherë këta persona arrijnë deri aty sa presioni mendor i kaplon si qenie e i detyron të dëmtojnë veten.

Diçka e ngjashme i ndodhi një vajze të quajtur Charlotte e cila i dha fund jetës pasi i dërgoi aksidentalisht një story Snapchati të dashurit të saj.

Ajo do ia dërgonte storyn shoqes së saj të ngushtë ku i thoshte se e kishte tradhtuar të dashurin e saj natën e kaluar me një tjetër djalë dhe ndihej shumë në faj po t’ia thoshte.

Vajza regjistroi zërin e saj dhe ia dërgoi të dashurit, ai e dëgjoi dhe adoleshentja filloi t’i shpjegonte se gjithçka kishte ndodhur aksidentalisht pasi kishte qenë e dehur.

Më pas ajo i dërgoi një mesazh lamtumire dhe ai e nuhati se kishte diçka që nuk shkonte.

Pasi i shkoi në shtëpi ai e gjeti atë të varur në një pemë.


 
 
 

Comments


bottom of page