top of page

Vajza i dhuron vizatimin prekës, nëna zbulon në të imazhin pornografik

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 17, 2018
  • 2 min read

Kur vajza e Laura Borough, Rubi i dha asaj një vizatim me titullin "Mami më e mirë e botës", ajo u prek me të vërtetë nga gjesti i veçantë.

Fotografia e bukur është publikuar nga disa gazeta përfshirë "The Mirror" dhe është në fakt një vizatim i Laurës, Rubit dhe pjesës tjetër të familjes duke përfshirë edhe kafshët e tyre.

Por Laura, 28 vjeç, zbuloi shpejt diçka jashtëzakonisht të vrazhdë në sfondin e vizatimit, që në fakt e bëri të qeshte.

Përveç vizatimit të qenit të familjes dhe të peshqve, Ruby nëntëvjeçare ka përfshirë macet e tyre Dory dhe Gumball të dyja duke luajtur.

Por është shumë e qartë se në fakt macet nuk po luajnë, por në të vërtetë po bëjnë diçka shumë "të pasjellshme".

Laura tha:

Nuk e vura re në fillim, por kur e bëra nuk munda të ndalem së qeshuri. Macet sapo kanë lindur kotele, kështu që kur vajza më pyet për atë që po bëjnë, unë zakonisht i them asaj se po luajnë, kështu që është e qartë se ku e ka marrë frymëzimin. Po përpiqesha të mos qesha, sepse ajo nuk e kuptonte, ajo nuk e di se çfarë do të thotë, ajo është vetëm nëntë vjeçe, por më erdhi si një tronditje pasi nuk ishte ajo që prisja të shihja. Megjithatë nuk doja që vajza të më shihte duke qeshur pasi nuk doja që ajo të mendonte se po qeshnim me vizatimin e saj. Pjesa tjetër e fotos ishte e bukur. Fëmija im tjetër, Leo, i cili është pak më i madh po qeshte me lot."

Fëmija ka vizatuar një moment që asaj i duket shumë i lumtur pavarësisht se miqtë dhe familja e saj mendojnë se është për të qeshur. E ëma ka premtuar se do t'ia tregojë vizatimin kur vajza të rritet pak më shumë.


 
 
 

Komentar


bottom of page