top of page

Vajza e përdhunuar: Na japin lekë që ta falim, fëmijën e lashë në jetimore

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 17, 2018
  • 1 min read

Analiza e ADN-së fundosi 55-vjeçarin Ligor Biba, i cili u vërtetua se është babai biologjik i fëmijës së sjellë në jetë nga një 15-vjeçare në fshatin Velçan. Biba është përdhunuesi i vajzës, shtatzënia e së cilës u zbulua në muajin tetor të vitit të shkuar.

Fillimisht ai mohoi të kishte pasur kontakt me të renë, e madje as familjarët e tij nuk e pranonin një fakt të tillë, duke qenë se dy familjet kishin marrëdhënie të mira fqinjësie.

Foshnja i lindur si rezultat i përdhunimit, ndodhet tashmë në jetimore, ndërsa viktima tregon se ndien frikë për veten.

Ajo shprehet për Ora News:

Fëmijën e çova në jetimore. Unë atë njeri nuk e fal. Jam shumë në ankth dhe kam frikë mos më vrasin. Nuk shkoj as në shkollë nga frika. Nuk dua të më vijnë më njerëzit e tij në shtëpi dhe të më ofrojnë lekë për ta falur".

Mamaja e saj thotë se njerëzit e Ligorit u shkojnë vazhdimisht në shtëpi duke u ofruar para që ta falin.

Ajo shprehet:

Përgjigjet e analizave i mësuam dje. Njerëzit e Ligorit na vijnë shpesh në shtëpi. Kërkojnë të na japin lekë që ti falim. Ndihemi të kërcënuar. Nëse i ndodh gjë familjes time do vendos vetë drejtësinë mbi atë njeri".


 
 
 

Comments


bottom of page