Search
U vesh si Melania Trump, nuk do ta besoni sa kushton këmisha e Alketa Vejsiut
- TheAlbanian Times
- Apr 17, 2018
- 1 min read
Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e saj ajo zgjodhi të vishte një këmishë ngjyrë rozë dhe xhinse, që në pamje të parë ngjajnë mjaft "casual".
Por veshja në fjalë e cila e tregonte mjaft vajzërore prezantuesen dhe këngëtaren e njohur, në fakt i ngjan një veshje të zonjës së parë të Melania Trump.
Këmisha rozë me fjongo është e markës "Gucci" që në vendet anglosaksone quhet “Pussy Boë” dhe kushton plot 1100 dollarë.
Me siguri tani veshja e saj nuk ju duket edhe aq "casual".
Moderatorja e ka kombinuar këmishën me një palë këpucë të bukura “Gucci” në po të njëjtën ngjyrë, që kushtojnë 695 dollarë.
Me sa duket, këmishët janë fiksimi i radhës i moderatores e cila nuk kursehet për të shpenzuar për to.







Comments