Tragjedi në familjen shqiptare, nëna gjen të mbytur vogëlushen në pishinën e hotelit
- TheAlbanian Times
- Apr 17, 2018
- 1 min read
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Naxos të Greqisë. Një vajzë e moshës 4-vjeçe ka ndërruar jetë pasi është mbytur në pishinën e hotelit në të cilën e ëma kishte shkuar të punonte.
Gruaja shqiptare kishte marrë me vete Katerinën 4-vjeçe, pasi nuk e linte dot vetëm në shtëpi të bijën e mitur, por duke mos e patur nën vëzhgim, vogëlushja ka rënë në pishinë dhe është mbytur.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 1 të pasdites së të hënës dhe pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, e vogla nuk mundi të mbijetonte.
Mamaja e Katerinës mësohet se punonte në një hotel në Mikri Vigla, pranë me Naxos. Gruaja hekuroste rrobat në hotel dhe e humbi të voglën nga sytë, teksa merrej me punë.
Pas gati 10 minutash, e gjeti atë pa jetë mbi ujë.

Commenti