top of page

Tifozet seksi të kombëtares sikletosin keq trajnerin brazilian

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 17, 2018
  • 1 min read

Dy tifozet speciale të kombëtares shqiptare në “Euro 2016”, Irid Oksa dhe Rike Roci kanë qenë të ftuara në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel.

Gjatë emisionit, ato kanë vënë në siklet trajnerin brazilian të Tiranës, Ze Marian i cili gjithashtu ishte i ftuar në panel.

Irid Oksa pyeti Ze Marian se çfarë mendimi ka ai për vajzat shqiptare, duke e lënë këtë të fundit pa fjalë.

Gjithsesi, ai u përgjigj:

Nuk di çfarë të them.”

Në këtë moment, ishte Rike që iu kthye shoqes së saj:

Çfarë mendimi të japë Ze Maria? Ai është i martuar”

Ky moment ka shkaktuar të qeshura pafund në emision, por i vetmi që nuk është ndjerë mirë ishte pikërisht braziliani.


 
 
 

Comments


bottom of page