top of page

Shpërthen Tom Doshi pasi iu ndalua hyrja në SHBA: A jeni në terezi?! Unë s’kam patur frikë këtu, jo

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 17, 2018
  • 2 min read

Tom Doshi është një tjetër emër i njohur i politikës shqiptare, i dyti në radhë të cilit i ndalohet hyrja në SHBA. për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.

Atij, bashkëshortes së tij Xhovana Doshi, vajzës së madhe Briana Doshi, djalit në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur u nuk lejohet hyrja në Amerikë.

Në lidhje me ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga DASH, deputeti Tom Doshi ka deklaruar se lajmin e ka marrë vesh nga mediat.

Ai është shprehur se është taksapaguesi më i madh në Shqipëri dhe se është i pastër.

Doshi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të “News 24” me tonë të ashpra duke i konsideruar pyetjet e tyre pyetje jo me vend.

Në lidhje me pyetjen se nëse ka frikë se do të hetohet nga Prokuroria, ai është përgjigjur se nuk ka patur frikë këtu e as për këtë rast nuk ka pse të ketë.

Deputeti i PS ka deklaruar:

Jam në rregull em shtetin dhe me ligjin dhe nuk jam i përfshirë në korrupsion. Gruaja e fëmijët e mi janë nënshtetas australianë dhe nuk kanë nevojë për vizë amerikane.

E gjithë kjo punë është a e merr vizën apo se merr.

E dyta kam aplikuar në ambasadë në kohën që kam qenë në hetim, nuk më është thënë që të refuzohet, merr një letër nga prokuroria më kanë thënë, dihej që isha në hetim. Nuk më është refuzuar me shkrim, apo me vulë.

Unë jam opozitar, s’kam firmosur ndonjëherë, 13 vjet që kam deputet skam qenë ndonjëherë në pushtet.

Me bo korrupsion duhesh me qenë ministër e kryeministër, s’jam marrë asnjëherë me tendera, jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri me kompanitë që kam.

Kjo është puna e atyre që janë marrë me këtë çështje, unë shpirtërisht jam i pastër, kam pasur një shtet kundër, jam arrestuar në mënyrë të paligjshme, as e kam ndërmend të merrem me këtë punë, e ndiej veten të pastër, se ndiej veten si Llalla që merret me korrupsion, pasi të më bëhet zyrtare kam të drejtën time me kërkuar pse.

CNN akuzon Trumpin prej 2 vjetësh që ka blerë zgjedhjet e ai vazhdon të drejtojë si deputet. Pse e bëni kaq të madhe ju?”


 
 
 

Comments


bottom of page