top of page

Ku punojnë fëmijët dhe gratë e politikanëve? Shumica preferojnë Bankën e Shqipërisë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 17, 2018
  • 2 min read

Nepotizmi është një fenomen që e has në çdo fushë punësimi në Shqipëri dhe me sa duket askush nuk ka ndërmend ta luftojë, por të gjithë kanë gjetur rehati në këtë formë të trashëgimisë së “pushtetit”.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe as me fëmijët e politikanëve, të cilët janë të ulur në karriget më të mira që administrata ofron dhe prej vitesh ushtrojnë profesionin e tyre aty.

Nëse militanti ndryshon vend pune sa herë ndryshon pushteti, me familjarët e politikanëve nuk ndodh e njëjta gjë.

Sipas të dhënave rezulton që shumica e ministrave dhe deputetëve, i kanë fëmijët e tyre, gratë, burrat apo tjerë familjarë në instituticionet e rëndësisë së lartë, por çuditërisht shumica e fëmijëve nga familjet politikane preferojnë Bankën e Shqipërisë.

Kështu, lista vijon si më poshtë:

Anastas Angjeli, djalin tek Ministria e Integrimit

Arben Imami, bashkëshortja tek Universiteti i Arteve

Arben Ristani, bashkëshortja tek Universiteti i Tiranës

Astrit Patozi, bashkëshortja në KLSH

Bashkim Fino, djalin tek ANTA

Bedri Mihaj, bashkëshorten dhe djalin tek Spitali i Traumës

Eglantina Gjermeni, bashkëshorti tek Banka e Shqipërisë

Ermonela Felaj, bashkëshorti tek Prokuroria e Krimeve të Rënda

Fatmir Mediu, bashkëshortja tek Ministria e Energjisë dhe Industrisë

Flamur Noka, bashkëshortja tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Gjergji Papa, vajza tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Paulin Stërkaj, djali në QSUT

Sali Berisha, vajza tek Fakulteti i Drejtësisë

Sali Berisha, kunata, Banka e Shqipërisë

Valentina Leskaj, djali tek Bashkia Elbasan

Vasilika Hysi, bashkëshorti tek Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe vajza tek Fakulteti i Drejtësisë.

Lindita Nikolla, bashkëshorti Dekan, FSHN

Lindita Nikolla, e bija, specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë

Ridvan Bode, e bija, Banka e Shqipërisë

Ylli Manjani, motra, Banka e Shqipërisë

Jozefina Topalli, e bija, Banka e Shqipërisë

Odeta Nishani, Ministria e Kulturës

Nasip Naço, gruaja, Drejtoria Rajonale e Punës Tiranë


 
 
 

Comments


bottom of page