I moshuari i fut duart, 23-vjeçari shqiptar e ther me thikë: Më iku mendja...
- TheAlbanian Times
- Apr 17, 2018
- 1 min read
Një 23-vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë një të moshuar italian, pasi thotë se ky i fundit i ka futur duart dhe i ka kërkuar "diçka më shumë".
Marsel Selko është dënuar me plot 5 vite e katër muaj burg pasi qëlloi me thikë një të moshuar më 23 nëntor të vitit që shkoi.
Marseli ka treguar pak ditë më parë në seancën gjyqësore se e kishte njohur pensionistin 87-vjeçar në një stacion autobusi në Montecatini.
Aty kishin nisur të flisnin dhe i moshuari i kishte treguar se jetonte vetëm, ndërsa i riu shqiptar jetonte në shtëpinë e xhaxhait.
Biseda me sa duket ka qenë e pëlqyeshme nga të dy palët dhe i moshuari dhe shqiptari kanë shkëmbyer numrat e telefonit para se të ndaheshin.
Pas kësaj Selko ka treguar se italiani e ka telefonuar disa herë dhe i ka kërkuar që të takohen.
Nuk ka vonuar shumë kur i riu shqiptar ka shkuar në shtëpinë e 87-vjeçarit i cili e kishte ftuar për kafe.
Mirëpo në kuzhinë ai i kishte kërkuar "diçka më shumë" 23-vjeçarit dhe i riu thotë se i ka futur duart. Në ato momente Selko ka rrëmbyer thikën e kuzhinës dhe e ka qëlluar pa u menduar dy herë.
Në gjykatë 23-vjeçari ka treguar:
Ai me bëri atë propozim dhe unë ika nga mendja. E godita atë me thikë, dy herë, dhe pastaj iu sula me grushta në fytyrë. Nuk ma kishin bërë kurre një propozim të tillë …"

Comments