top of page

Ermali ironizon Pirron si baba shembullor: Ami më mbylli menjëherë televizoin

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 17, 2018
  • 1 min read

Pirro Çako është kantautori i ftuar ditën e djeshme në emisionin e Alketa Veisiut, ku u vu përballë pyetjeve të shumta me spec të fëmijëve.

Ai u mundua t'i japë përgjigje shumë prej tyre, por u shmang me lezet gjatë pyetjeve pikante në lidhje me ndarjen nga bashkëshortja e parë, Inva Mula.

E teksa Alketa i bënte komplimente, Ermal Mamaqi reagoi menjëherë, kur bëhet fjalë për të ashtuquajturin "baba shembullor".

Ai shkroi në Instagram:

TV Klan – Alketa i thotë Pirro Çakos në emision: Je shembull për të gjithë baballarët që na ndjekin. Pirro, i divorcuar dhe ka 10 vjet që pi kafe te blloku vetëm me goca të reja. Sa tha këtë Alketa, ma fiku Ami televizorin. Dhe nuk më lë të shoh më kështu emisionesh”.

Shkrimin e shoqëroi me një "Pirro të duaaa", por e fshiu menjëherë. Cila është arsyeja nuk e dimë, ama dallohet ironia e hollë e Ermalit.


 
 
 

Comments


bottom of page