top of page

E dashuruar thellësisht me Ramën, Ornela: S'flas me motrën time demokrate

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 17, 2018
  • 1 min read

Ornela Vorpsi ka rrëfyer edhe një herë mbrëmjen e djeshme përballë Blendi Fevziut jetën e saj si shkrimtare dhe piktore.

Ajo e nisi nga rrugëtimi në Itali e më tej në Francë, krijimi i familjes me bashkëshortin të cilin e njohu teksa punonte si "vajzë imazhi", blerinë, në një klub nate në Itali, e teksa tregoi edhe rrugëtimin e vështirë me të atin në burgun e Spaçit, nuk nguroi të fliste pak për marrëdhënien me të motrën.

Ornela, një artiste e dashuruar thellësisht me ish-mësuesin e saj të pikturës, Edi Ramën, është motra e një eksponenteje të djathtë, e madje, një prej personave që i ka ndenjur më shumë pranë ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Bëhet fjalë për Laura Vorpsin, por cila është marrëdhënia mes tyre?

Vetë Ornela tregoi se me të motrën nuk ka asnjë lloj marrëdhënieje, nuk ka komunikim pasi të dyja kanë prespektiva të ndryshme jete, këndvështrime të ndryshme për gjërat, ndaj nuk kanë asnjë lloj komunikimi.

Një marrëdhënie paksa e çuditshme mes dy motrave të famshme, por në fund të fundit, edhe vetë artistët janë të tillë, të çuditshëm.


 
 
 

Comments


bottom of page