Search
Albi “u lidh me Albën”, Klaudias po i dhemb shpirti...
- TheAlbanian Times
- Apr 17, 2018
- 1 min read
Lajmi se mes Albi Nakos dhe balerinës Alba Hoxha mund të ketë një lidhje ka marrë dhenë.
Kështu, dy ditët e fundit e kemi parë të komentohet gjerësisht në media.
Mirëpo, duket se lajmi ka shkuar dhe në veshin e Klaudias, ish-partneres së koreografit Nako.
Klaudia ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram dhe në të cilën shkruan vetëm një “A”.
Kjo ka ngritur dyshime te komentuesit, të cilët i kanë kujtuar mos të qajë më për Albin se ai është në krahët e Albës.
A është thjesht rastësi, apo Klaudias “nuk ia ndjen fare” për lidhjen mes ish-it të saj dhe balerinës?
Gjithsesi, vlen për t’u theksuar se nuk dihet vërtetë nëse Albi është lidhur me vajzën më të re se ai, pasi nuk ka asnjë reagim nga të dy.










Comments