Search
Çiljeta i lë të gjitha pas krahëve, i kthehet dashurisë së vjetër me ndryshimin drastik
- TheAlbanian Times
- Apr 16, 2018
- 1 min read
Ajo u përfshi në një vorbull thashethemesh pak kohë më parë, kur u tha se futbollisti Alban Hoxha e kishte tradhtuar me një tjetër femër, e cila dyshohej se ishte pjesë e stafit të klubit të sportit për të cilin Hoxha luan.
Por ishte vetë Çiljeta ajo që hoqi çdo dyshim në lidhje me marrëdhënien e të dyve, duke publikuar foto në rrjetet sociale.
Siç duket, çdo gjë po shkon më së miri për çiftin dhe Çili ka vendosur t'i kthehet një tjetër "dashurie" të saj të vjetër, siç është ngjyra bionde e flokëve.
Nga një mama brune bukuroshe, ajo ka ndryshuar në mënyrë drastike ngjyrën e flokëve. E sido që të jetë, Çiljet Xhilaga ngelet Çiljeta Xhilaga, e preferuara e fansave, sido që të jetë!






Comentarios