Siria në luftë, fëmijët e Assadit festojnë në hotelin luksoz
- TheAlbanian Times
- Apr 16, 2018
- 1 min read
Ndërkohë që Siria është gjunjëzuar nga lufta, Presidenti sirian Bashar al-Assad ka dërguar fëmijët e tij një n kamp rinor, në hotelin më luksoz rus, në Detin e Zi.
Sipas mediave britanike, pak muaj më parë tre fëmijët e diktatorit kanë marrë pjesë në një sërë festash, në Artek të Rusisë.
Presidenti Assad dhe gruaja e tij Asma kanë dy djem adoleshentë , Hafezin dhe Karimin, si dhe një vajzë me emrin Zein.
Arteku mbetet ende simbolika e vlerave komuniste në kohët e Bashkimit Sovjetik dhe një vendpushim mjaf popullor për rajonin.
Ai është një nga hotelet më të shtrenja në rajon, por kjo nuk duhet të përbëjë problem për Assadin, i cili posedon një pallat të mrekullueshëm që arrin vlerën e 1 miliardë dollarëve.
Ai ndodhet në Damask, më pak se 10 milje nga Ghouta, qyteza që u sulmua me armë kimike duke vrarë më shumë se 70 persona të pafajshëm.
Mbështetja ushtarake e Rusisë ndaj regjimit të Assadit jo vetëm ka ringjallur lidhjet e forta të epokës sovjetike, por edhe e ka izoluar Moskën nga arena botërore.
Pas një takimi me një deputetët rus në Damaks, Asad u shpreh se:
Fëmijët e mi ishin në Artek disa muaj më parë. Pas këtij udhëtimi ata krijuan një përshtypje shumë herë më të mirë për Rusisë."
Takimi me deputetët rusë u zhvillua pas bombardimeve të arsenalit ushtarak të Rusisë, një operacion që u udhëhoq nga SHBA-ja dhe aleatët perëndimorë.








Comments