top of page

Si është të jesh pasagjer me Noizyn? E tregon reagimi i miqve të tij

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 16, 2018
  • 1 min read

Noizy njihet si reperi shqiptar i cili përveç makinave luksoze njihet edhe për shpejtësinë në të udhëtuar.

Ai numëron 3 Ferrari dhe makina të tjera luksoze, ndërsa shquhet për koleksionimin e makinave të shtrenjta.

31-vjeçari madje u ka vënë edhe emra mjeetve të tij.

Disa kohë më parë ai bëri një video live me të ëmën, teksa udhëtonte me shpejtësi.

Madje reagimi i nënës së tij bëri të qeshnin shumë fansa të tij.

Ajo dëgjohej tek i thoshte:

Eeeeej... uaaa po e prish makinën! Je në terezi ti ore se na e çove tensionin... Në hipsha më me ty unë... Kështu bëhet e keqja për Zotin! Uaaaaaa... o Rigeeeels mos... Ç’më bëre sot ti mua!"

Ndërsa këtë eksperiencë të frikshme e kanë provuar edhe dy miqtë e tij. Fillimisht Florian Markun dhe më pas edhe Leonel Boçin. Reagimet e tyre tregojnë se të jesh pasagjer i Noizyt në Ferrarin e tij, do të thotë të provosh jo vetëm adrenalinë, por edhe frikë.


 
 
 

Comments


bottom of page