top of page

Rusia bën hapin e parë në përgjigje të sulmeve në Siri, frikë nga hakmarrja e Putin

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 16, 2018
  • 1 min read

Tensioni mes Rusisë dhe Perëndimit po arrin kulmin minutë pas minute, ndërsa gjendja është shumë e acaruar që kur SHBA dhe aleatët bombarduan Sirinë të shtunën që lamë pas.

Sulmi u bë me qëllim shkatërrimin e bazave ushtarake dhe uzinave ku prodhohen armët kimike, të cilat po përdoren nga ushtria siriane ndaj popullsisë civile.

Vetëm javën e kaluar në qytetin sirian të Doumës pati një sulm kimik nga regjimi i Bashar al-Assad në të cilën humbën jetën rreth 70 civilë.

Por sulmit të SHBA-së në aleancë me Britaninë dhe Francën pritet t'i përgjigjet Putin, i cili ka reaguar ashpër pas sulmeve në Siri.

Rusia ka bërë hapin e radhës ditën e sotme duke dërguar luftanije të ngarkuara me tanke, kamionë ushtarake dhe anije patrullimi të blinduara drejt Lindjes së Mesme.

Dy anije luftarake ruse të ngarkuara me automjete ushtarake janë vërejtur gjatë rrugës për në Siri, pasi sulmet ajrore të shtunën të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara zhdukën tre zona të dyshuara të armëve kimike.

Gjithashtu edhe një anije ruse e Alligator u pa duke zbritur Bosforin të dielën dhe po ndiqte rrugën drejt bazës detare ruse në Tartus në bregun jugor sirian.

Anija ishte e ngarkuar me tanke, kamionë, ambulanca dhe një radar IED. Anija e patrullimit ishte me shpejtësi të lartë, kishte strukturë armatimi të rëndë, ndërsa imazhet e saj u publikuan në mediat sociale nga vëzhguesi detar i Bosforit Yörük Işık.


 
 
 

コメント


bottom of page