Nga kokaina te marijuana/ Stresi diss policisë pas lirimit nga burgu
- TheAlbanian Times
- Apr 16, 2018
- 1 min read
Nëse është një gjë që Stresi ka arritur të në vërtetojë këto ditë, është se reperi është vërtet “bad boy” dhe se nuk ka ndërmend ta lërë jetën prej gangsteri për asgjë në botë.
Tre ditë më parë Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi u vu në pranga, pasi u kap në duke konsumuar kokainë, në një lokal, së bashku me disa miq.
Sipas raporteve, gjatë dëshmisë së tij në polici ai rrëfeu pranoi se ishte përdorues droge, por se kokaina që po konsumonte nuk ishte e tija.
Pas kësaj dëshmie, gjykata mori vendimin ditën e djeshme që reperi të hetohej në gjendje të lirë.
Por mbajtja nën arrest duket se e ka rebeluar edhe më shumë Stresin, pasi dhe pasi dy ditësh qëndrimi në qeli ka publikuar në Instagram një video ku i bën "diss" policisë.
Reperi është shfaqur duke tymosur marihuanë teksa ka filmuar në video murin e lagjes ku shkruhet: “Policëve mos iu dorëzo. Paqe jeshile. Banda e lagjes”.
Ndërsa në përshkrimin e videos Stresi shkruan se :
“Jam shumë i madh për ju!”














Comments