Mesazhe erotike me studenten, profesori i UBT: Më kapët mat me bashkëshorten
- TheAlbanian Times
- Apr 16, 2018
- 1 min read
Rreth një javë më parë në rrjet qarkulluan mesazhet e një profesori shqiptar me një studente. Bëhen fjalë për mesazhe erotike, ndërsa nuk munguan edhe fotot intime të profesorit.
Vetë i akuzuari, Ilir Kaduku, i cili i kërkonte favore seksuale studentes në Universitetin Bujqësor, asnjëherë nuk i pranoi këto akuza, e madje, pasi i cilësoi si shpifje për prishje të imazhit, u shpreh se ato mund të ishin edhe fotomontazh.
Tashmë kur duket se situata për të është normalizuar, pasi tek ne çudia më e madhe tre ditë zgjat, profesori bën ironi në rrjetet sociale, teksa publikon foto pranë bashkëshortes së tij.
Ai shkruan:
Vazhdojne skandalet seksuale të maniakut të famshëm, Prof. Ilir Kaduku. Këtë rradhe kapet mat me bashkëshorten në një ambjent ilegal. Pritet arrrestimi i bujshëm dhe protesta të përgjakshme në mbrojtje të nderit të kombit!”

Commentaires