Ky është shqiptari që i nguli thikën 20 cm fqinjit të tij për një shtyllë
- TheAlbanian Times
- Apr 16, 2018
- 1 min read
I dehur nga alkooli dhe me gjykimin jo të qartë, një shqiptar i ka ngulur tehun e thikës prej 20 centimetrash fqinjit të tij italian, pas një sherri banal në lagje.
Ngjarja ka ndodhur ditën e diel në Villa Estense, në qytetin e Padovas. Shqiptari i ka ngulur thikën fqinjit të tij, duke e plagosur atë rëndë.
Në pranga ka rënë 61 vjeçari shqiptar Ramazan Sqapi, i cili akuzohet për tentativë vrasjeje. Në rrezik për jetën është i moshuari 67-vjeçar Armando Spigolon.
Gjithçka ka ndodhur rreth orës 15:45 në rrugën Grompa. Dy burrat kanë nisur të zihen për vendosjen e një shtylle. Zërat e tyre janë ngritur, duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë kalimtarëve.
Shqiptari, i ndodhur nën ndikimin e alkoolit, e ka humbur toruan dhe i ka ngulur thikën pensionistit të moshuar. Ky i fundit ka rënë pa ndjenja në tokë, ndërsa është transportuar me urgjencë në spital nga i biri.

Comments