top of page

Kujdes nga tymosja në shisha

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 16, 2018
  • 1 min read

Është bërë trendi i ditëve të sotme tymosja në shisha, ku ofrohen shije të ndryshme. Tashmë është e lehtë ta gjesh në shumë lokale, klube por jo pak njerëz kanë filluar ta mbajnë edhe në shtëpitë e tyre.

Megjithëse paraqitet si një konsumim argëtues dhe pa efekte anësore, shisha ka efekte negative të barazvlefshme me ato të duhanit.

Tymosja në shisha është po aq e dëmshme sa duhani, për shkak se tymosja në argjilë nuk mund të jetë më pak toksike në një tub uji.

Një konsumues i shpeshtë i tymosjes në shisha thith më shumë helme tymërash gjatë konsumimit të saj se sa thith një duhanpirës në pak ditë.

Rreziqet e saj shtrihen në kohë dhe ndër rreziqet e shishas përfshihet kanceri në zemër, lëkurë dhe sëmundjet e gojës.

Nikotina që thithet gjatë tymosjes në shisha ka veti t’i bëjë njerëzit po aq të varur sa nikotina e thithur nga një cigare.


 
 
 

Commenti


bottom of page