top of page

I dashuri e spërkati me benzinë dhe i vuri flakën, vajza dëshmon për vrasjen e saj

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 16, 2018
  • 2 min read

Një 33-vjeçare është spërkatur me benzinë nga i dashuri e më pas i është vënë flaka duke u djegur në 90% të trupit të saj.

Bëhet fjalë për Judi Malinowski e cila thuhet se do të dëshmojë në procesin gjyqësor për vrasjen e saj.

Pas dy vitesh vuajtjesh në spital gruaja ka ndërruar jetë rreth nëntë muaj më parë. Megjithatë kjo nuk e ka penguar që ajo të dëshmojë në gjyqin ndaj ish të dashurit.

Ka qenë nëna e saj që e ka regjistruar nëntë muaj më parë dhë tashmë e ka sjellë para gjykatës.

E ëma ka treguar:

Judy luftoi dhe u bë e fortë për të treguar historinë e saj dhe vendimi për ta dëgjuar këtë histori është hapi i parë për vendosjen e drejtësisë. Vuajti shumë, por sërish gjeti forcën dhe kurajon që të sfidonte dhimbjet dhe të artikulonte qartë autorin e tmerrit të asaj nate. Jam shumë krenare për të dhe e di që një ditë do ta shoh, megjithëse ma theu zemrën në këtë jetë."

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qershor të vitit 2015 në një pikë karburanti në periferi të Ohajos. Autoritetet akuzojnë Michael Slager, në atë kohë i dashuri i Judy-t, se pasi ka e spërkatur me benzinë i ka vënë flakën.

Vetë Michael pranoi para jurisë se e ka spërkatur me benzinë, por thotë se flakët ishin aksidentale dhe u shkaktuan në momentin që ai u përpoq t’i ndizte Judy-t një cigare.

Edhe avokati i të pandehurit kundërshtoi vendimin e gjykatësit për të pranuar dëshminë. Sipas tij, rrëfimi nuk është marrë në rrugë ligjore. Gjyqtari Reece e hodhi poshtë këtë pretendim duke deklaruar se bëhej fjalë për një rast të pashembullt që kërkonte një vendim të pashembullt.


 
 
 

Comments


bottom of page