Deklarata bombë/ Ronaldo dashuron ende Irinën
- TheAlbanian Times
- Apr 16, 2018
- 1 min read
Të jesh i pasur, i bukur, i famshëm dhe të kesh gjithçka, kjo nuk do të thotë që nuk mund të vuash. Kjo po ndodh me Cristiano Ronaldon sa i përket dashurisë.
Ylli i Realit është tashmë në mardhënie me Xhorxhina Rodrigez që nga nëntori i vitit 2016, madje ka edhe një vajzë të vogël me të të cilën e ka quajtur Alana Martina.
Por, pavarësisht lidhjes së re, ai nuk e ka harruar ish-të dashurën e tij, Irina Shayk. Këtë e zbulon një nga miqtë e ngushtë të portugezit.
Ai pretentdon se ylli i Real është xheloz për mardhënien e re të Irinës me aktorin Braldi Kuper.
Për The Sun ai shprehet:
Ronaldo mendoi se Irina nuk do të largohej kurrë. Ai tashmë është xheloz për mardhënien që ajo ka me aktorin Kuper. Ronaldos i vjen keq për mënyrën si përfundoi dhe interesohet ende për jetën e saj. Duket qartë që nuk e ka harruar atë dashuri."





Comments