U kap duke pirë kokainë, deputeti i njohur i del në mbrojtje Stresit
- TheAlbanian Times
- Apr 15, 2018
- 2 min read
Një nga reperët më të njohur shqiptarë, u kap duke konsumuar kokainë në një nga lokalet e Tiranës, së bashku me disa miq.
Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, ndodhet prej dy ditësh në ambientet e policisë nga ku ka deklaruar se është përdorues i lëndëve narkotike, por nuk e shet ose trafikon.
Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci, me anë të një postimi në Facebook i ka dalë në mbrojtje këngëtarit.
Boçi shkruan se këngëtari Stresi njëherë me arratisje e shpesh me deklarata thumbuese e të drejtpërdrejta e ka sfiduar Ramën.
Ai shprehet se:
Stresi i Ramës quhet STRESI
Jo në një rast këngëtari i njohur e ka sfiduar Ramën.
Njëherë me arratisje. Shpesh me deklarata thumbuese e të drejpërdrejta.
Rama e di mirë që ato ndikojnë shumë në rrënimin e figurës së tij tek rinia.
Prandaj nuk është fare i qetë për këtë.
Megjithëse Rama ka bërë shpesh ndaj Stresit “të padëgjuarin”, atë hakmarrësin e vogël që i gëlon në shpirt e ka aktivizuar gjithmonë dhe stresi i është shtuar.
I akuzoi të atin vetëm para pak ditësh, në kazanët e tij, se ishte organizator në protestën e Kukësit dhe tani godet vetë këngëtarin.
Angazhoi forcat speciale, agjentët, policinë, sejmenët e soj e sorollop, m.q.s Stresi siç e ka pranuar dhe vetë si artist që është, e bënte ndonjë vizë me raste festash, vetëm e vetëm ta arrestonte.
Unë habitem si nuk organizon po kaq forca me kap ato që e fusin kokainën në Shqipëri dhe që e shpërndajnë.
Sa për përdoruesit, nuk po bëj moralistin, nuk jam dakort me atë çka ato bëjnë.
Por ama përdoruesi më zyrtar në vendin tonë që dihet dhe botërisht është vetë kryeministri.
Por ky nuk ndalohet e arrestohet nga “policët”.
Ky nderohet!????
Po e them këtë që mos më akuzojnë pastaj për moskallzim krimi, siç ja bënë dhe Stresit."




Comentários