top of page

Shpallet e vdekur këngëtarja Albërie Hadërgjonaj

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 15, 2018
  • 1 min read

Nuk kanë qenë të rralla rastet kur personazhe të njohur publik janë shpallur të vdekur nga mediat pa qenë e vërtetë.

Por askush nuk do ta kishte menduar se me të njëjtën situatë do të përballej edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj.

Mbrëmjen e djeshme ka qarkulluar një lajm në rrjet se Albërie ka bërë aksident në Rrugën e Kombit.

Në lajme thuhej madje se këngëtarja kishte ndërruar jetë në vend, duke tmerruar fansat dhe familjarët.

Por këngëtarja ka reaguar menjëherë me një postim në Instastory duke i qetësuar të gjithë e duke shkruar se është mirë.

Albëria shkruan se:

Ja iku syri i keq. Unë jam shëndoshë e mirë në New York".


 
 
 

Comments


bottom of page