Search
Sherr me dy kushërinjve në pikën e basteve, plagoset fieraku
- TheAlbanian Times
- Apr 15, 2018
- 1 min read
Një sherr mes kushërinjve, ka degjeneruar në përplasje me armë dhe thika në Fier, duke plagosur njërin prej tyre.
32-vjeçari Arbër Jakupi është dërguar në spital, ndërkohë që dy autorët e dyshuar të janë shpallur në kërkim
Dyshohet se Jakupi është konfliktuar fizikisht në një lokal në Patos me dy djemtë e xhaxhallarëve të tij, shtetasit E.H.M, 25 vjeç dhe E.D.M, 25 vjeç.
Por konflikti, i cili nisi për motive të dobëta, ka dalë jashtë kontrollit dhe Jakupi është qëlluar me thikë nga shtetasi E.H.M.
Gjithashtu njëri prej autorëve ka qëlluar edhe me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A.J por nuk ka pasur plagë të shkaktuara nga arma.

Comments