Sa kushtoi 1 orë sulmi ndaj Assad, shifrat janë të frikshme
- TheAlbanian Times
- Apr 15, 2018
- 1 min read
Sulmi i bujshëm gjatë orëve të para të mëngjesit ditën e djeshme në Siri nga SHBA dhe aleatët europianë përllogaritet të ketë kushtuar miliona.
SHBA, Francë dhe Britani sulmuan bazat ushtarake dhe laboratorët e kërkimeve ushtarake të Assad duke hedhur drejt tyre plot 103 raketa.
Sulmi i koordinuar zgjati një orë, por kjo mund të jetë ora më e shtrenjtë, pasi sipas ekpertëve ushtarakë, aleatët kanë harxhuar plot 240 milion dollarë.
Vetëm një raketë Tomahawk kushton 1.6 milion dollarë.
Imagjinoni po të zhvillohet një luftë e 3-të botërore sa miliarda do duhen.
Por, në Siri, Amerikë, Francë dhe Britani ka njerëz që kërkojnë koshave të plehrave për ndonjë kothere pice dhe hamburgeri, ndërsa qeveritë shpenzojnë miliona vetëm për armatime dhe sulme të tilla...








Comentarios