top of page

Rike Roci shpërthen në lot: Nuk duhej të ma kishit bërë këtë pyetje

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 15, 2018
  • 1 min read

Ish-banorja e Big Brother, Rike Roci "pushtoi" mediat rozë me fotot e saj në stadium gjatë ndeshjes së kombëtares Shqiptare në finalet e Euro 2016.

Mirëpo që atëherë shumë pak e kemi parë bukuroshen të dalë nëpër skenat televizive. E megjithatë Rike ka qenë e ftuar në emisionin "Një kat më lart" ku foli si rrallë herë për mungesën e të atit në jetën e saj, i cili ka ndërruar jetë pak kohë më parë.

Në një bisedë tejet të sinqertë e pa doreza Rike u tregua për herë të parë shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim në ekran.

Ermal Peci i tha se kur u takuan në dhomën e grimit u njoh me një tjetër Rike, tejet emotive dhe se ironikisht të dy vuanin nga humbja e babait. Kaq mjaftoi që Rikja të emocionohej dhe të përlotej.

Ajo tregoi:

Ka dy vite që është larguar. Kam qenë shumë e lidhur, pika ime e dobët. Më mungon tmerrësisht. Nuk ka ditë, natë që të fle gjumë e të mos mendoj."

Rike tha se nuk duhej ta pyesnin për këtë pasi nuk ka qarë kurrë në ekran.

Megjithatë moderatori e rregulloi situatën me një kompliment duke i thënë se Rike është shumë seksi kur qan.


 
 
 

Comentarios


bottom of page