Kush është pasaniku i ri nga Durrësi që i vuri flakën qytetit me mjetet e tij disa milionëshe?
- TheAlbanian Times
- Apr 15, 2018
- 1 min read
Qyteti i Durrësit “ka marrë flakë” mbrëmjen e djeshme në kuptimin e tërthortë të fjalës, pasi asfalti i rrugëve është xhiruar nga gomat e disa automjeteve luksoze.
Një performancë e jashtëzakonshme ku mbizotëronte ngjyra e verdhë ka kapur vëmendjen e çdo kalimtari.
Durrsakët kanë mbetur gojëhapur nga pasuria miliona dollarëshe e mjeteve luksoze në pronësi të djalit nga Durrësi të quajtur Xhodi Daci.
Pasaniku i ri nga qyteti bregdetar, ka një pronësi disa “përbindësha” të mrekullueshëm të tipit “Corvette” ngjyrë limoni me vlerë 200 mijë dollarë, unike e këtij tipi e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai zotëron gjithashtu një “Mercedes S-Class” të vitit 2017 me vlerë 130 mijë dollarë dhe një makinë tjetër luksoze të tipit “Audi” me vlerë 40 mijë dollarë.
Daci është i riu i cili u tërheq vëmendjen durrsakeve me mjetet e tij të shtrenjta dhe disa pikë i shton edhe profili i tij në Instagram, i mbushur me foto nga më vendet luksoze që viziton.
Materialet siguruar nga Letsgo, Rich Kids Tirana, Horse Power Albanian dhe Iloveamg.













Σχόλια