Eliminimi i Danjelës, kuksianët lajmërojnë protestë: Vodhën votat, turp për Miriamin!
- TheAlbanian Times
- Apr 15, 2018
- 2 min read
Danjela, vogëlushja nga Kukësi që preku zemrat e të gjithëve me historinë e saj dhe i mahniti të gjithë me zërin e ëmbël, është eliminuar nga “The Voice”.
Vajza që mposhti dhe këngëtaren Enca dhe u rendit si e para në historinë e këtij spektakli që merr një shikueshmëri të madhe ne You Tube, nuk arriti dot në finale.
Kjo pasi Danjela u eliminua, për shkak se nuk u votua nga publiku. Mirëpo, duket se kjo ka ngritur dyshime të shumta, për shkak të numrit të madh të mbështetësve që Danjela kishte.
Kështu, janë të shumtë personat që komentojnë në rrjetet sociale se votat janë vjedhur dhe në finale kanë kaluar dy fëmijët që nuk e meritonin. Madje disa komentues janë shprehur se do të ketë protesta në mënyrë që shifrat e votuesve të bëhen transparente.
Nuk kanë munguar as komentet fyese për mentoren e saj Miriam Cani, për të cilën thonë se nuk diti ta vlerësonte dhe “nuk ka haber” nga spektakli.
Disa nga komentet:
-Pse nuk e bete transparent votimin per te gjithe konkuruesit. Ju lini hije dyshime te medha..qe ne fillim te caktonit jurine elekronike ta benit publike dhe ne perfundim te cdo votimi ta benit live nga vete antaret e juries, perfundimisht nuk jeni transparent, dhe kam te drejten e zotit te them qe jeni top korrupsioni.
-Danjela eshte fituese edhe pse ajo s arriti ne finale,turp ti vije Mirjamit qe shkathtesine dhe vokalin qe ka tia prishi me kenge qe edhe vet kengetarja qe i ka krijuar mos te dij ti kendoje,turp turp turp
– Sa turp edhe tek femijet beni diferencime te karakterit social economik dhe krahinor,vleresoni sipas talentit sepse Danjelen edhe pse si dhate asnje koment pozitiv ju vipat e televizionit gjithe njerzit e votuan dhe ne instagram ishte gjithashtu me e votuara !Miriam shpresoj ta diskriminojne njehere ty femijen tend ta provosh si do te ndjehesh,te jesh I varfer nuk eshte turp por ju ju jane errur syte edhe tek femijet beni gabime te tilla te pashpirt!

Comments