top of page

Adoleshentja shqiptare zhduket në rrethana misterioze, familja ngre alarmin

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 15, 2018
  • 1 min read

Një adoleshente shqiptare nga Mirdita është zhdukur në rrethana misterioze para pak ditësh në Kildare të Irlandës.

Vajza e quajtur Olta Dodaj, e cila është vetëm 17 vjeç ka humbur kontaktet me familjen e saj pasi është zhdukur nga shtëpia ku jetonin prej ditës së mërkurë.

Askush nuk di gjë për vendndodhjen e saj, ndërsa familja, policia dhe mediat irlandeze kanë ngritur alarmin për zhdukjen e vajzës.

17-vjecarja është parë për herë të fundit rreth orës 14:45 të 11 prillit, në Newbridge.

Policia irlandeze, apo siç njihet ndryshe Gardaí ka bërë apel për ndihmë edhe në komunitetin shqiptar që ndodhet në zonë.

Vajza përshkruhet rreth 165 centimetra e gjatë, me flokë të gjatë kafe dhe sy kafe. Në momentin kur është ka humbur kontaktet ajo ka qenë e veshur me një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri.


 
 
 

Comments


bottom of page