top of page

Xhaxhai e qëlloi me armë gjatë festës, humb jetën 14-vjeçari

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 14, 2018
  • 1 min read

Një djalë i mitur ka ndërruar jetë pasi u plagos aksidentalisht nga xhaxhai i tij gjatë një feste familjare.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren dhe i mituri nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të marra duke ndërruar jetë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

Sipas hetimeve fillestare dyshohet se gjatë krismave arma është bllokuar dhe duke u përpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagoset i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij i cili nuk ka arritur që të mbijetojë.

Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Emri i 14-vjeçarit nuk bëhet i ditur por mësohet se ngjarja ka ndodhur në familjen Sopaj në fshatin Mushtisht ku kishte pasur aheng familjar.

Nga gëzimi njëri prej burrave të familjes ka qëlluar në ajër por prej krismave arma është bllokuar dhe duke u përpjekur për ta zhbllokuar armën ai u vetëplagos.

Më pas plumbi ka goditur edhe nipin e mitur i cili nuk ka mundur të mbijetojë,


 
 
 

Comments


bottom of page