Vrasësi serial që ka ekzekutuar të paktën 60 shoferë
- TheAlbanian Times
- Apr 14, 2018
- 1 min read
Shprehet se është pjesë e një grupi kriminal që e urdhëron të ekzekutojë, por një vrasës serial nga Kolumbia ka vrarë pothuajse të gjithë taksistët më të cilët ka udhëtuar.
Pasi u zbulua se kishte ekzekutuar 60 taksistë, Luis Gregorio Ramirez, 38 vjeç, është duke u mbajtur në një burg të sigurisë së lartë në Valledupar, në Kolumbi.
Krimineli i njohuri si “përbindëshi i litarëve”, ka folur së fundmi duke thënë se nuk është i çmendur.
Luis ka pranuar vrasjen e vetëm 23 taksistëve, të cilët kanë qenë të moshës nga 19 vjeç deri në 30 vjeç.
Ai udhëtonte me viktimat e tij në periferi të qytetit, ku i vriste duke i mbytur.
Ai tregon se i lidhte me litar viktimat në pemë, me një sistem të komplikuar.
Duke folur në gjykatë, Luis u shpreh se:
Nuk i mbaj mend të gjithë fytyrat e tyre pasi kanë qenë shumë, mos më tregoni kot fotografi”. Kështu është shprehur vrasësi serial i 60 taksistëve në Kolumbi."



Comments