top of page

Vladimir Putin reagon ndaj bombardimit të Sirisë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 14, 2018
  • 1 min read

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka reaguar pas sulmeve ajrore ndaj arsenalit ushtarak të Sirisë, duke deklaruar se se SHBA-ja po nxit shkatërrimin e rajonit.

Duke iu përgjigjur ndërhyrjes franko-britanike në Siri, Putin deklaroi se SHBA-ja dhe aleatët e saj goditën objektet civile dhe ushtarake, duke shkelur Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare

Udhëheqësi rus u shpreh se:

Uashingtoni sulmoi një shtet sovran që është përballë luftës kundër terrorizmit. Sulmet multi-nacionale nuk u sanksionuan nga Këshilli i Sigurimit i OKB dhe u kryen duke shkelur Kartën e OKB-së dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Për më tepër, përshkallëzimi i tanishëm i krizës siriane ka një ndikim shkatërrues në të gjithë sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Megjithatë, historia do të vendosë kush ka të drejtë , ashtu sic e ka bërë Uashingtonin përgjegjës për masakrat në Jugosllavi. Duke përdorur forcën, Uashingtoni po nxit vetëm një valë të re të azilkërkuesve nga Siria dhe rajoni të tërë."

Avionët luftarakë dhe anijet e SHBA-së dhe aleatëve të saj qëlluan me mbi 100 raketa ndaj bazave ushtarake siriane.

Sulmet u zhvilluan nga dy anije amerikane të stacionuara në Detin e Kuq.

Rusia nga ana tjetër ka vendosur sistemet e mbrojtjes ajrore në Siri për të rrëzuar raketat amerikane, britanike dhe franceze, por arriti që të shuante vetëm 1/3 e tyre.


 
 
 

Comments


bottom of page