top of page

Superfuqia botërorë kundër SHBA-së: Ndërhyrjet ushtarake të papranueshme

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 14, 2018
  • 1 min read

Kina, shteti i dytë më i fuqishëm në botë, ka kundërshtuar hapur ndërhyrjet ushtarake në Siri, duke bërë thirrje për të zgjidhur krizën politike nëpërmjet diplomacisë.

Superfuqia botërore ka dalë kundër bombardimeve të arsenalit ushtarak të Assadit, të koordinuara nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca ka reaguar Kina, duke e konsideruar të papranueshme ndërhyrjen ushtarake.

Ministria e Jashtme kineze beson se e vetmja zgjidhje për çështjen siriane janë marrëveshjet politike. Ajo bëri thirrje për një hetim të plotë të përdorimit të armëve kimike në Siri.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze, Hua Chunying tha se Kina kundërshton përdorimin e forcës në lidhje me ndërhyrjet ushtarake që janë në kundërshtim me parimet bazike të rregullave dhe normave ligjore


 
 
 

Comments


bottom of page