top of page

Sulmohet Siria gjatë natës, presidenti Trump jep deklaratën që të gjithë i druheshin

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 14, 2018
  • 2 min read

Ka ndodhur ajo që të gjithë i frikësoheshin prej më shumë se një jave, në një fjalim për amerikanët presidenti Donald Trump ka lajmëruar mbrëmë vonë që SHBA dhe aleatët europianë (Britani, Francë) kanë sulmuar ushtarakisht Sirinë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë filluan sulmet ajrore mbrëmë kundër bazave kërkimore dhe bazës ushtarake siriane, ndërsa Presidenti Trump kërkoi të ndëshkonte presidentin Bashar al-Assad për sulmin e dyshuar kimik pranë Damaskut që vrau më shumë se 40 vetë.

Britania dhe Franca u bashkuan me Shtetet e Bashkuara në këtë operacion të koordinuar që synonte të tregonte vendosmërinë perëndimore përballë asaj që krerët e tre vendeve e quajtën shkelje të vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare.

Trump u angazhua fort që të detyronte Assad të ndalonte përdorimin e armëve kimike dhe kështu urdhëroi një operacion njëjavor që goditi tre objektiva.

Në një fjalim televiziv nga Dhoma Diplomatike e Shtëpisë së Bardhë, Trump duke iu referuar sulmit kimik tha:

Këto nuk janë veprimet e një njeriu. Ato janë krime të një përbindëshi."

Menjëherë pas sulmit, presidenca siriane ka postuar në Twitter:

Shpirtrat e nderuar nuk mund të poshtërohen."

Reagime të shumta kanë sjellë këto sulme që ishin të përqendruara në Damask, Homsi dhe dy qytete tjera pranë.

Kështu, haptazi është hapur mundësia reale për një konfrontim i fuqive perëndimore dhe SHBA-së me Rusinë dhe Iranin, ku këto dy të fundit kanë mbështetur Asadin me forca ushtarake.

Brenda 90 minutash pas sulmit, ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara paralajmëroi për "pasojat e rënda" të këtij sulmi.

Sulmi nisi në orën 16:00 me kohën lokale dhe Siria u bombardua nga avionët luftarakë, shkatërruesit detarë ..

Ata goditën tre nga objektet e armëve kimike të zotit Assad: një qendër kërkimore shkencore në Damask, e cila u përdor në prodhimin e armëve dhe dy objekteve të armëve kimike në perëndim të Homsit, njëra prej të cilave u përdor për prodhimin e agjentit nervor dhe tjetri ishte pjesë e një komande ushtarake, tha gjenerali Joseph F. Dunford Jr., kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit.

Banorët e Damaskut, kryeqytetit sirian, u zgjuan në tingujt e shpërthimeve të shumta që tronditën qytetin përpara thirrjes së agimit për t'u lutur.

Televizioni shtetëror sirian tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të qeverisë po reagonin ndaj "agresionit amerikan" dhe transmetuan video të raketave që qëlluan në qiell gjatë natës.

Trump i bëri thirrje patrullave të Sirisë në Rusi dhe Iran që ta detyrojnë zotin Asad të ndalojë përdorimin e gazit helmues në luftën civile shtatëvjeçare që ka shkatërruar vendin e tij.

Kryeministrja britanike Theresa May tha se veprimi i aleatëve nuk synon “përfshirjen në një luftë civile”:

Nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit. Është një goditje e kufizuar dhe me objektiva të qartë, që nuk synon përshkallëzimin e tensioneve në rajon dhe bën gjithçka mundet për të parandaluar viktimat mes banorëve civilë.”


 
 
 

Comments


bottom of page