Rrëfimi tronditës i arbitrit: Më godasin dhe ofendojnë se jam shqiptar
- TheAlbanian Times
- Apr 14, 2018
- 1 min read
Racizmi është një 'sëmundje' sa e vjetër, aq edhe e pashërueshme. Pavarësisht se po bëhet një luftë emadhe kundër këtij fenomeni, ai sërish vazhdon të jetë i pranishëm.
Këtë po e vuan aktualisht, Seldi Coku, arbitri 18 vjeçar nga Shqipëria i cili gjykon ndeshjet e moshave në Itali.
Ao përballet gjithmonë me racizmin, teksa persona të ndryshëm mjaftohen me origjinën e tij për ta ofenduar e dhunuar në disa raste.
Në një intervistë për “La Stampa” ai tregon:
Unë jam një arbitër i huaj 18-vjeçar dhe gjithmonë në Itali përplasem me racizmin. Gjithmonë më konsiderojnë si “shqiptari” dhe shpeshherë më kanë ndjekur deri te dhomat e zhveshjes. Kam mbyllur derën në disa raste me çelës dhe dëgjoja shkelmimet e personave të ndryshëm dhe ofendimet e tyre kundrejt meje. Kështu në ditën e dielë kam dëbuar një futbollist nga fusha e lojës dhe shoku i tij më ka goditur me grusht në stomak. Do të doja të heshtja, por tashmë është e tepërt. Kam që në moshën 7-vjeçare në Itali dhe fillimisht nuk kam pasur probleme me origjinën time, por gjërat kanë ndryshuar dhe po përballem me racizëm në punën time që po bëj te Kategoria e të rinjve. Situata të ofendimeve dhe dhunës për shkak të origjinës më kanë ndodhur shumë herë, megjithatë unë nuk dua të dorëzohem për të ushtruar profesionin tim” është shprehur Seldi Coku.


Comments