NASA dërgon në hapësirë shishen me spermë
- TheAlbanian Times
- Apr 14, 2018
- 1 min read
Sperma e njeriut është dërguar për herë të parë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, pasi NASA përpiqet të zbulojë nëse njerëzit mund të krijohen në hapësirë.
Furnizimet e ngrira për eksperimentin, të quajtur Mikro-11, u dërguan në kapsulën Dragon të SpaceX.
Astronautët do të shkrijnë spermën e ngrirë për të parë nëse seksi në hapësirë do të çonte në riprodhim të suksesshëm.
Pas fazës fillestare, mostrat do të përzihen me konservues dhe pastaj do të kthehen në Tokë, ku eksperimenti mund të përfundojë, shkruan RT.
Shkencëtarët zgjodhën të dërgonin spermën e demit dhe spermatozoidet njerëzore, sepse sperma e demit tregon ndryshime të ngjashme në lëvizje dhe tregues të tjerë të pjellorisë si spermatozoidi njerëzor.
Megjithatë, spermatozoidi i demit është më i larmishëm në lëvizje dhe pamjen sesa spermatozoidi njerëzor, i cili do t'i lejojë kërkuesit të zbulojnë dallimet delikate në spermatozoidin e të dy llojeve.
Në një përditësim të fundit, NASA shkruante:
Nuk e dimë ende se sa do të ndikojë shëndeti riprodhues i njeriut në një kohë të gjatë, dhe ky hulumtim do të ishte hapi i parë për të kuptuar qëndrueshmërinë potenciale të riprodhimit në kushtet e reduktuara të gravitetit"

Commentaires