Mosmiratimi i ilaçeve të rimbursueshme shkakton 730 milionë lekë humbje
- TheAlbanian Times
- Apr 14, 2018
- 1 min read
Edhe pse kanë kaluar 2 vite që nga 2016 dhe Ministria e Shëndetësisë nuk ka miratuar ende listën e barnave të rimbursueshëm për këtë vit.
Kjo bën që në farmaci të punohet me listën e vjetër të medikamenteve.
Një farmaciste thotë për Top Channel:
Kam librin e vitit 2016. Tani i kemi dhe online. Ne po punojmë me librin e 2016 sepse nuk ka dalë lista e re.”
Mosmiratimi i listës së barnave të rimburshueshëm në vitin 2017 i ka kushtuar buxhetit të shtetit plot 730 milionë lekë të reja.
Kursi i këmbimit të euros ka ndryshuar duke pësuar rënie të euros krahasuar me vitin 2016.
Kështu, 230 milionë lekë është humbja e shkaktuar për shkak të rënies së euros. Në 2018, euro ka pësuar një tjetër rënie dhe vazhdon të jetë në pikiatë pa pasur asnjë garanci që do ketë rritje të saj sa kohë në tregun vendas përdorimi i euros vetëm shtohet.
Por nga ana tjetër, në vitin 2017 pati ulje të çmimit të barnave, e cila nuk u reflektua tek barnat e rimbursueshëm pasi nuk u arrit të miratohej lista e re. Nëse do kishte listë të re do të kurseheshin 500 milionë lekë të tjera.
Kur në fakt me këtë shumë që shkon në xhepa të kompanive farmaceutike mund të ishin blerë 50 autoambulanca apo mund të ishin ndërtuar disa qendra shëndetësore nëpër rrethe kushtet e të cilave lënë për të dëshiruar.



Comments