Kush është vejusha e Zezë, gruaja që vriste të dashurit për pasurinë
- TheAlbanian Times
- Apr 14, 2018
- 1 min read
Një 70-vjeçare japoneze është akuzuar për helmimin dhe vrasjen e partnerëve për të fituar miliona nga pagesat e sigurimeve.
Chisako Kakehi është dënuar me vdekje për vrasjen e katër burrave, njëri prej të cilëve ishte bashkëshorti i saj.
Megjithatë, avokatët e saj kanë apeluar ditën e sotme dënimin.
Prokurorët thanë se ajo kishte në shënjestër burra të pasur që ishin kryesisht të moshuar ose të sëmurë.
Ajo u bë e njohur në mediat japoneze si e vejusha e zezë, një emërtim që përdoret për merimangën që vret shokët e saj pas seksit.
Gjykata e Kiotos vendosi që Chisako Kakehi ka përdorur cianidin "me një qëllim që t’u merrte jetën katër viktimave të saj dhe ajo ishte përgjegjëse për krimet.
‘Vejusha e Zeze’ megjithatë ishte diagnostikuar me çmenduri.
Ajo ishte akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të saj të katërt, 75 vjeç, Isao Kakehi, më 28 dhjetor 2013, një muaj pasi u martuan.
Ajo u akuzua gjithashtu për vrasjen e dy të dashurave të tjerë, të moshës midis 70 dhe 80 vjeç, dhe vrasjen dhe vjedhjen e një të dashuri tjetër, i cili më vonë vdiq nga kanceri.
Ajo shkonte nëpër agjensi martesore dhe kërkonte në mënyrë specifike që të takonte burra që ishin të pasur dhe pa fëmijë.
Mësohet se Kakehi trashëgoi rreth 8.8 milion dollarë pasuri.





Comments