top of page

Italia shuplakë të fuqishme Perëndimit: Jemi kundër sulmeve në Siri!

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 14, 2018
  • 1 min read

Edhe pse SHBA-ja, Britania dhe Franca u bashkuan për bombardimin e arsenalit ushtarak të Sirisë, koalicioni Perëndimor ka marrë një shuplakë të madhe nga Italia.

Pak pasi BE-ja, Gjermania dhe Turqia shprehën mbështetjen e tyre për sulmet ajore, Roma zyrtare ka deklaruar se ka tjetër mendim.

Koalicioni i qendrës së djathtë, udhëhequr nga Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi doli me një propozim konkret sa i takon programit për politikën e jashtme.

Salvini premtoi që nëse bëhet kryeministër do të ndërmjetësojë afrimin historik të Rusisë me NATO-n.

Ai deklaroi se:

Nisur edhe nga ato që po ndodhin në këto kohë, paqja dhe siguria në Mesdhe është në një pikë e rëndësishme në programin tonë. Për këtë, ritheksojmë se për krizën në Siri i mbetemi besnik Aleancës së NATO-s, por jemi plotësisht kundër çdo aksioni të njëanshëm dhe jemi të bindur që rruga e duhur për zgjidhjen e krizës është ajo dialogut.

Ja kemi dalë në të shkuarën dhe jemi të bindur që mund t’ja dalim sërish me Qeverinë tonë, falë angazhimit të Italisë."

Një muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, Italia nuk e ka ende një qeveri dhe Roma nga analistët ndërkombëtare konsiderohet si “Thembra e Akilit” e koalicionit perëndimor në qëndrimin përballë Rusisë në Siri.

Qëndrimet e Salvinit morën miratimin me tundje koke të Silvio Berlusconit, i njohur si një prej udhëheqësve perëndimorë më të afërt me Presidentin rus, Vladimir Putin.


 
 
 

Comments


bottom of page