top of page

I tha Nokës ke për ta parë, Rama: Po merrej shumë me nënën time

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 14, 2018
  • 2 min read

Ajo që ndodhi dje në parlament u komentua gjerësisht edhe nga mediat e huaja.

Deputetët e PD hodhën ujë ndaj kryeministrit Rama, ndërsa ministri Bushati u filmua teksa ju "kundërpërgjigjej" duke iu hedhur ujë.

Duke folur mbrëmjen e sotme në Tv Klan Rama tha se ajo situatë ishte e turpshme. Sipas tij forca tërheqëse e kryetares së LSI ndaj Lulzim Bashës në mënyrën sesi po e drejton opozitën aktuale, është e dukshme.

Ai u shpreh:

Opozita nuk ka lidership dhe nuk ka një vizion. Nuk po bën asnjë përpjeke për të dalë nga prapambetja. Ky është një interpretim malinjë, për ata që janë të pafuqishëm. Reagimi i Bushatit ishte instiktiv i një situatë të rëndë. Sikur njerëzit të dëgjonin lumet e të sharave me libër shtëpie, do të tmerroheshin nga vulgaritetit. Ishte një reagim i gabuar, pikërisht se ne nuk jemi njësoj dhe ministri u ndëshkua."

Ndërsa lidhur me pjesën e regjistruar nga Berisha ku Rama shihet që thotë “keni për të parë", kryeministri tha se i është drejtuar vetëm Flamur Nokës jo opozitës.

Ai tha:

Po merrej në mënyrë të vazhdueshme me nënën time, ajo që do ta shikoj është në qershorin e ardhshëm në Kukës, ne do ta fitojmë Kukësin. Nëse opozita të fliste në emër të popullit të Kukësit duhej të jap një mendim për këtë gjë. Unë kam kërkuar ndjesë për kontratën që ka firmosur një ministër i PD. Asnjë herë nuk mund të thotë askush se i ka bërë të gjitha, mbase mund të bëhet më shumë. Sigurisht që çizmja e LSI ka një forcë të madhe tërheqëse mbi Bashën, thjesht nuk është lider, thjesht nuk di të shohë pas të nesërmes."

Rama u pyet dhe për raportin ndërkombëtar se vendi po shkon drejt një qeverisje autokratike, ku tha se lidhur me rezultatet i besojnë vetëm Komisionit Evropian dhe jo raporteve. Ai theksoi se nëse do të kthehej 100 herë pas do të zgjidhte sërish Metën President.


 
 
 

Comments


bottom of page