Search
Gjendet në përrua trupi i pajetë i një personi
- TheAlbanian Times
- Apr 14, 2018
- 1 min read
Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në një përrua në fshatin Kabash të Pukës.
Nga informacionet e para që jep “Balkan Web”, viktima dyshohet se ka gjetur vdekjen aksidentalisht.
40-vjeçari i identifikuar si A.H., është konstatuar me plagë në kokë.
Nuk dihen ende detaje të tjera, por pritet zbardhja e plotë e ngjarjes.

Comments