top of page

Flota amerikane i afrohet Sirisë, Bashar al Assad fshihet në një bunker rus

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 14, 2018
  • 1 min read

Pas paralajmërimeve të Presidentit Trump për bombardimin e Sirisë, Presidenti Bashar al Assad duket se po strehohet për arsye sigurie në një bazë ushtarake nën mbrojtjen e Moskës.

Mediat britanike shkruajnë se Assad është larguar nga Damasku prej disa ditësh dhe i shoqëruar nga autokolona ushtarake, ka mbërritur në bazën ajrore ruse në Khmeimim, në brigjet e Sirisë.

Ndërkohë që flota më e madhe detare e ajrore e Shteteve të Bashkuara që prej Luftës së Irakut në vitin 2003, po u afrohet brigjeve Siriane, mësohet Assad-it i është ndaluar madje edhe të kryejë telefonata.

Dyshimet u ngritën pas disa fotove të postuara nga "Baghdad Post", të cilat tregonin Bashar Al Assad në takim me disa zyrtarë iranianë në brendësi të një salle pa dritare.

Foto të tjera zyrtare e tregojnë brenda një bunkeri së bashku me delegacionin nga Irani, aleat kyç i Sirisë dhe kundërshtar i Shteteve të Bashkuara. Aleatët rusë dhe Iranian janë duke e menaxhuar situatën në Siri, në mungesë të Assadit.

Burimet mediatike thonë se selia e diktatorit ne Damask mund të përfshihet në bombardime dhe goditje të papritura në çdo moment.

Regjimi i Assadit ka nisur fshehjen e aseteve ushtarake përkrahë armatimeve ruse me shpresën se mund t’i mbrojë.


 
 
 

Comments


bottom of page