top of page

E mbyti lemza kur po jepte lajmet, Drini Zeqo e nxjerr zbuluar: Ja ç'më tha Alketa me mesazh

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 14, 2018
  • 1 min read

Spikeri Drini Zeqo rreth dy muaj më parë kaloi një moment mjaft të sikletshëm në një edicion lajmesh kur e zuri lemza papritur.

Ai e quajti këtë si makthin më të keq të një gazetari, ndërsa videoja qarkulloi në rrjetet sociale.

Megjithatë Drini nuk i ndërpreu lajmet, por vazhdoi të fliste megjithëse lemza po e mbyste.

I ftuar në "Thumb", ai rrëfeu për këtë moment duke u shprehur se ka qenë shumë i sikletshëm dhe se lajmet nuk i ndërpriste dot.

Drini u shpreh:

U mërzita sepse nuk po e kaloja dot. Lemza filloi sapo filluan dhe lajmet, s'kisha çfarë t'i bëja. Lajmet s'kisha si t'i lija përgjysmë dhe i vazhdova me shpirt nëpër dhëmbë. Lemza vazhdoi gjatë gjithë natës. U vizitova dhe ishte një çështje ftohjeje, e ndikuar nga lodhja. Ishte momenti më i sikletshëm që kam përjetuar".

Drini tregoi se pasi kishte mbaruar lajmet kishte parë shumë telefonata e mesazhe e një ndër to ishte nga Alketa Vejsiu.

Ai rrëfeu:

Mbarova lajmet, pashë telefonin, më kishte marrë Alketa në telefon, më kishte shkruajtur: "Zemër si s'më ndodhi mua kjo gjë, sa doja të më kishte ndodhur mua. O Zot çfarë fati", më tha Alketa".


 
 
 

Comments


bottom of page