Dhunohet memoriali i Azem Hajdarit, i vihet parrulla: Rroftë Enver Hoxha!
- TheAlbanian Times
- Apr 14, 2018
- 1 min read
Partia Demokratike ka njoftuar se memoriali në kujtim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, “është përdhosur sot me shkarravinën-parullë “Rroftë Enver Hoxha”.
Në deklaratë thuhet se "PD dënon rilindjen nga qeveria narko-enveriste e Edi Ramës të simboleve, mentalitetit dhe praktikës së diktaturës enveriste" dhe se Ramën s’ka gardist që e mbron nëse fajtorët nuk vendosen para përgjegjësisë.
Në deklaratën për media të selisë blu:
Memoriali i Azem Hjadarit është dhunuar nga ata që mohojnë gjenocidin, kampet e torturave, glorifikojnë me emra rrugësh kriminelët dhe mbajnë yllin e kuq si simbol. PD dënon rilindjen nga qeveria narko-enveriste e Edi Ramës të simboleve, mentalitetit dhe praktikës së diktaturës enveriste! Ëndrra e dikurshme e Edi Ramës kryebashkiak për ta trajtuar Memorialin e Azem Hajdarit si një “lapidar pa leje që duhet shembur”, do të kthehet në makthin e një kryeministri që s’ka gardist që e mbron, nëse fajtorët e këtij provokimi të pafalshëm nuk vendosen para përgjegjësisë.”

Comentarios