Search
Barça shpenzon 600 milionë €, Camp Nou rrit kapacitetin
- TheAlbanian Times
- Apr 14, 2018
- 1 min read
Sukseset e mëdha në fushën e lojës dhe numri gjithmonë në rritje i tifozëve ka bërë që drejtuesit e Klub Futboll Barcelona të nisin punën për rritjen e kapacitetit të stadiumit "Camp Nou". Impianti mitik aktualisht mban brenda tij plot 95.000 tifozë, por të pakta janë ndeshjet ku mund të gjesh një vend të lirë, ndaj dhe me rinovimin e tij kapaciteti do të jetë 105.000 vende.
Klubi katalanas pritet të shpenzojë rreth 600 milionë euro për këtë projekt, i cili nuk prek vetëm shkallët e stadiumit, por të gjitha ambjentet e tij, përcjell JOQ.al.
Punimet ka nisur dhe pritet të përfundojnë në vitin 2021, ndërsa janë bërë publike edhe disa prej fotove të projektit.
Disa prej fotove nga "Camp Nou" i ri:







Comments