top of page

Artisja i shpreh dashurinë Ramës, ndërhyn ish-gruaja e kryeministrit

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 14, 2018
  • 2 min read

Deklarata e shkrimtares Ornela Vorpsi se ajo kishte qenë e dashuruar me kryeministrin Rama, në kohën kur ky i fundit ishte 22-vjeç dhe punonte si pedagog në Akademinë e Arteve ka ngjallur reagime të shumta.

Pas komenteve të Rudina Xhungas, ka folur edhe ish-bashkëshortja e Ramës, Delina Fico, e cila duke iu përgjigjur një statusi që kishte publikuar në Facebook aktivisti i shoqërisë civile, Altin Hazizaj, shkruan se Ornela është një artise e talentuar me karrierë ndërkombëtare

Po ashtu, Fico i shkruan Hazizajt se Vorpsi foli thjeshtë për ndjenjat dhe për perspektiven e saj, duke i thënë: Sa e veshtire eshte te respektosh rrefimin e sinqerte te nje njeriu tjeter per perjetimet e veta?!

Ajo replikon se:

Altin, te isha si ty, e shuaja te gjithe kete postim e komentet qe ke bere. Medikoritet i madh, qe nuk te shkon ty, qe mendon se Ornela e ka bere kete gje per nje ekpsozite. E bere Google gje Ornelen para se te flasesh keshtu? Beje dhe do ta shohesh qe s’ka asnje nevoje ajo per COD, per KM, per Shqiperine. Ne kemi per nder qe nje artiste si ajo eshte me origjine shqiptare. Ëaë, cfare gjueti shtrigash! Trishtim i madh!

Nuk mund te thuash sot se si 22-vjecar nuk ke mitizuar njerez qe i ke dashur. Sidoqofte, puan jote kjo. Dhe, Ornela nuk kerkon te imponoje asgje, sepse as ka nevoje per Shqiperine apo kryeministrin e saj. E ka bere jeten dhe suksesin e saj pa Shqiperine. Dhe, si ka mundesi qe doni t’i tregoni nje artisteje te suksesshme dhe nje gruaje krejtesisht te plotesuar se cfare te ndjeje e cfare te thote? C’eshte kjo paranoje per ate qe donte te thoshte ajo sipas shpjegimit qe i beni ju?

Ajo thjesht foli per ndjenjat e saj dhe per perspektiven e saj. Sa e veshtire eshte te respektosh rrefimin e sinqerte te nje njeriu tjeter per perjetimet e veta? Si pret ti te te besojne njerezit per ate qe thua, nese do te te dyshonin synimet e tua per cdo gje qe thua, sic po dyshon ti Ornelen ne rrefimin e saj? Come on, Altin, you should know better. E di fjaline: Mos i bej tjetrit ate qe s’do te te beje tjetri ty? Ky eshte nje rast kur duhej te ishe menduar para se te hidheshe ne agresion me fjale ndaj nje gruaje dhe nje artisteje qe e ka fituar me shpatullat e veta suksesin dhe lumturine ne jete.


 
 
 

Comments


bottom of page