top of page

Albi Nako harron Klaudian dhe lidhet me balerinën e tij? Detaji në foto i nxjerr zbuluar

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 14, 2018
  • 1 min read

Padyshim që ndarja e çiftit të njohur e të pëlqyer të balerinëve Klaudia Pepa dhe Albi Nako u bë kryefjala e mediave rozë vitin e shkuar.

Me sa duket koreografi e ka lënë pas dashurinë e vjetër për t’u fokusuar tek një marrëdhënie e re.

Një lidhje me balerinën e tij Alba Hoxha, ka kohë që përflitet, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht.

Detaji që ka rënë në sy gjatë këtyre ditëve janë disa foto që ata kanë postuar në profilet e tyre në rrjetet sociale në vende të përbashkëta prej të cilave duket se kanë vizituar.

Ishte fillimisht një foto nga Brukseli e më pas një foto nga kulla Eifel në Paris, ku në sfondin e Albit duket bluza rozë e Albës.

Sipas 'panorama.al', burime pranë Albi Nakos dhe Alba Hoxhës kanë folur se ata në një farë mënyre e kanë pranuar lidhjen e tyre dhe ka shumë gjasa që marrëdhënia që kanë krijuar, shumë shpejt të shkojë drejt zyrtarizimit.


 
 
 

Comentarios


bottom of page