top of page

Zhduken 500 kile drogë, policët: E hëngrën minjtë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 13, 2018
  • 1 min read

Tetë policë janë pezulluar nga puna në Argjentinë për shkak se u kanë humbur 500 kilogramë drogë.

Marijuana e zhdukur nga dhoma e provave ishte ngrënë nga minjtë. Ka qenë shefi i policisë Javier Spacia, i cili ka dhënë dëshminë para një gjykatësi së bashku me gjithë kolegët, të cilët kanë thënë se minjtë janë fajtorë për zhdukjen e drogës.

Megjithatë, ekspertët e kanë vënë në dyshim këtë, për shkak se minjtë nuk mund të hanë një sasi të tillë, pasi do mund të ngordhnin.

Zyrtarët policorë pritet të dalin edhe një herë para gjykatësit më 4 maj kur edhe do të vendoset nëse marihuana u zhduk me qëllim apo nga neglizhenca e policëve.


 
 
 

Opmerkingen


bottom of page